Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Aksident në Fushë Krujë – Thumanë, 1 viktimë dhe 3 të plagosur
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e së mërkurës në aksin Fushë Krujë – Thumanë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Borizanës ku dy automjete tip “Mercedes” janë përplasur e për pasojë është regjistruar bilanci tragjik ku një person ka mbetur i vdekur dhe 3 të tjerë janë plagosur. Burimet bëjnë me dije se ka humbur jetën Bedrie Saja, ndërsa të tjerët janë nisur për në Spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë. Viktima ishte pasagjere në një prej mjeteve ku mbetën të plagosur shoferi dhe një grua tjetër, të tre familjarë mes tyre. Në makinën tjetër ishte në timon një grua. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit tragjik.