Rama takim me ministrat në Cërrik! Në fokus sfidat në sektorin e Bujqësisë

Rama takim me ministrat në Cërrik! Në fokus sfidat në sektorin e Bujqësisë

Kryeministri Edi Rama do të jetë ditën e sotme në Cërrik, ku do të zhvillojë një takim me fokus bujqësinë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se në takim do të jetë e pranishme ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, si edhe ai i financave, Petrit Malaj, por edhe blegtorë. Në fokus të takimit do të jetë sektori i bujqësisë, sfidat arritjet dhe si do financohet sektori i bujqësisë duke iu përgjigjur zhvillimeve ekonomike dhe bumit turistik. Analiza do të përfshijë agroturizëm, bujqësi, blegtori, peshkim, agroperpunim etj. Takimi do të zgjasë 2 ditë, sot dhe nesër, dhe është i organizuar si një diskutim mbi sektorin e bujqësisë. Që nga mbështetje financiare që merr nga buxheti i shtetit, mundësitë për të rritur financimin, skemat kombëtare dhe...