Kanceri i zorrës së trashë, faktori që rrit rrezikun e sëmundjes që nga fëmijëria

Kanceri i zorrës së trashë, faktori që rrit rrezikun e sëmundjes që nga fëmijëria

Një studim i ri i publikuar në International Journal of Cancer, ka zbuluar se pesha trupore që nga lindja deri në moshën e rritur lidhet drejtpërdrejt me rrezikun për zhvillimin e kancerit të zorrës së trashë. Analiza, e cila përfshiu 37 studime nën kujdesin e Programit Global të Përditësimit për Kancerin nga organizata World Cancer Research Fund International, tregoi se sa më i lartë të jetë Indeksi i Masës Trupore (IMT) në moshë të re, aq më i madh është rreziku për këtë lloj kanceri në jetën e mëvonshme. Studiuesit nga Universiteti Wageningen në Holandë zbuluan se çdo kilogram shtesë në lindje shoqërohet me 9% rritje të rrezikut. Ndërkohë, një rritje në IMT gjatë fëmijërisë (2–9 vjeç) dhe adoleshencës (10–19 vjeç) lidhej me deri në...