Thirrja nga Berisha në Asamblenë e OSBE: Kombi im duhet të votojë i lirë, na ndihmoni

Thirrja nga Berisha në Asamblenë e OSBE: Kombi im duhet të votojë i lirë, na ndihmoni

Kreu i PD-së, Sali Berisha në mesazhin e tij gjatë asamblesë parlamentare të OSBE, foli për zgjedhjet e 11 Majit. Para përfaqësuesve të organizatës që kanë monitoruar nga afër zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, lideri i opozitës pohoi se Shqipëria është kthyer në narkodiktaturë, ku sipas tij vota u diktua nga krimi. ”Kartelet e drogës në Shqipëri janë direkt të lidhura me qeverinë dhe janë shumë të fuqishme: karteli Troplini/Poja kontrollon portin e Durrësit, portin më të madh të vendit dhe të rajonit. Karteli Çela i Elbasanit kontrollon autostradën e trafikimit të heroinës që vjen nga Lindja. Këto kartele janë shumë të fuqishme, emërojnë ministra, gjyqtarë, prokurorë, shefa policie, deputetë etj. Kjo ishte situata me të cilën ne hymë në zgjedhjet e 11 Majit”,...