14 të arrestuar pas kaosit te Kryeministria, protestuesit mblidhen para Komisariatit nr. 3: Lironi shqipet!

14 të arrestuar pas kaosit te Kryeministria, protestuesit mblidhen para Komisariatit nr. 3: Lironi shqipet!

pamje nga protesta para Komisariatit TIRANË-Protestuesit janë rikthyer mëngjesin e sotëm para Komisariati nr. 3, ku ndodhen 14 të arrestuarit pas tensioneve të shkaktuara mbrëmjen e djeshme 1 shtator, gjatë protestës para Kryeministrisë. Disa qytetarë janë vendosur para Komisariatit duke thirrje që të lirohen protestuesit e arrestuar, duke brohoritur: Lironi shqipet! Në pranga janë vendosur 14 protestues: Dritan Goxhaj, Junik Matoshi, Edison Lika, Erlind Almeta, Sokol Bushi, Lulzim Gjini, Valtion Shameti, Florian Manarkolli, Desiderjo Alimucaj, Bora Mitrovica, Arvina Lleshi, Ylli Brahaj, Arben Kola dhe Aumiraldi Dalliu. Prania e kryeministrit Edi Rama në zyrë ndryshoi intinerarin e protestuesve të cilët ndryshe nga herët e tjera nuk marshuan në rrugët e Tiranës, por u vendosën prej më shumë se 1 ore para Kryeministrisë. Gjithçka nisi pasi qytetarët tentuan të hyjnë në Kryeministri, ndërsa...