Sezoni turistik veror, Policia e Kosovës dhe Shqipërisë nisin patrullimin e përbashkët

Sezoni turistik veror, Policia e Kosovës dhe Shqipërisë nisin patrullimin e përbashkët

Që prej ditës së sotme ka nisur zyrtarisht patrullimi i përbashkët i Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shtetit në Shqipëri, në kuadër të masave për sezonin turistik veror. Nisma synon të garantojë sigurinë e shtetasve kosovarë dhe të gjithë turistëve që kanë zgjedhur bregdetin dhe qytetet shqiptare për të pushuar gjatë muajve të verës. Artur Selimaj, Shef i Sigurisë Rrugore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, u shpreh se bashkëpunimi me kolegët nga Kosova përbën një ndihmë të madhe për policinë shqiptare, si në aspektin logjistik ashtu edhe në burimet njerëzore. Sipas tij, kjo lehtëson menaxhimin e trafikut në akset kryesore që lidhin Kosovën me Shqipërinë dhe me bregdetin. “Ky bashkëpunim na ndihmon konkretisht në terren, duke garantuar një lëvizje më të...