U arrestua në Francë, kush është Paul Deda, ish shoqëruesi i Saimir Tahirit, i akuzuar për grup kriminal

U arrestua në Francë, kush është Paul Deda, ish shoqëruesi i Saimir Tahirit, i akuzuar për grup kriminal

Personi i cili u arrestua në Francë në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted” është Paul Deda, ish shoqëruesi i ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Sipas policisë, i arrestuari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, për trafikimin e mbi 1 tonë kanabis nga Shqipëria në Itali. “Në një veprim të koordinuar me Interpol Paris, është arrestuar në Francë shtetasi shqiptar P.D., 50 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, për trafikim të mbi 1 ton Cannabis. Si rezultat i shkëmbimit në kohë reale të informacionit mes strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit dhe Interpol Tiranës me autoritetet franceze, P.D. u lokalizua dhe arrestua nga policia franceze, me qëllim ekstradimin e tij në Shqipëri”, thotë policia. Kujtojmë që Gjykata e Shkallës...