Burimi:
Tesheshi.com

Foto © Tesheshi.com
Macron, sulm “tarifave absurde”
Lufta tregtare e imponuar nga Donald Trump është “një absurditet në këtë moment në jetën e planetit” pasi pengon luftën kundër varfërisë dhe ngrohjes globale, theksoi Emmanuel Macron nga podiumi i konferencës së Kombeve të Bashkuara mbi financimin e zhvillimit që po mbahet në Sevilje. Pa përmendur Shtetet e Bashkuara dhe presidentin e tyre, Macron kritikoi kryesisht tarifat doganore të vendosura kundër “vendeve që janë gati të fillojnë ngritjen e tyre ekonomike”. Ai shtoi se Organizata Botërore e Tregtisë duhet të ridizajnohet për t’u “përafruar me qëllimet tona në luftën kundër pabarazive dhe me qëllimet tona klimatike”. “Megjithatë, ne duhet të rivendosim lirinë, drejtësinë në tregtinë ndërkombëtare, shumë më tepër sesa barrierat dhe tarifat që konsiderohen nga më të fuqishmit dhe që shpesh përdoren si...