Capello-Juventusit: Tani s’ka më shaka. Yildiz ka përulësinë e kampionit, i denjë për… Real Madridin

Capello-Juventusit: Tani s’ka më shaka. Yildiz ka përulësinë e kampionit, i denjë për… Real Madridin

Duke folur për “Gazzetta dello Sport”, Fabio Capello ka prezantuar ndeshjen mes Juventusit dhe Real Madridit, që do të luhet sonte: “Tani nuk ka më shaka. Pres një Juventus ndryshe nga ai që humbi kundër City. Guardiola vuri në dukje vështirësitë mbrojtëse të Tudor, të cilat në të vërtetë dolën në pah që kundër Al Ain dhe Wydad. City ka një cilësi më të lartë dhe kur humbet topin të sulmon menjëherë me 4-5 lojtarë. Bardhezinjtë vuajtën edhe sepse Tudor fillimisht hoqi dorë nga shumë prej lojtarëve të tij kryesorë”. Trajneri, ish i të dyja skuadrave, u ndal më pas te Huijsen, tashmë pjesë e Real Madridit: “Më çudit që Juve nuk e kuptoi perspektivën e qartë të djaloshit. Huijsen nuk mund të jetë bërë...