Gruaja e Çalhanoğlu i përgjigjet shpë*thimit të Lautaros: Disa njerëz janë besnikë vetëm kur kanë nevojë…

Gruaja e Çalhanoğlu i përgjigjet shpë*thimit të Lautaros: Disa njerëz janë besnikë vetëm kur kanë nevojë…

Interi u eliminua në 1/8 finale të Botërorit për Klube nga Fluminense, por zhgënjimi për përfundimin e parakohshëm, dhe disi të papritur, të kompeticionit amerikan u zëvendësua menjëherë nga kaosi i shkaktuar prej fjalëve të kapitenit Lautaro Martinez, menjëherë pas humbjes 2-0: “Pashë gjëra që nuk më pëlqyen. Kush nuk do të qëndrojë tek Interi, të largohet”. Fjalë të drejtuara edhe ndaj Hakan Çalhanoğlu, i cili është në qendër të zërave të merkatos për një kalim te Galatasaray, por që po ashtu po shfaqet i qeshur në rrjetet sociale nga Stambolli, pasi la SHBA për shkak të dëmtimit. Martinez nuk përmendi emra, por Marotta riktheu menjëherë në debat numrin 20 turk. Këto fjalë nuk lanë të ftohtë ata që janë rreth Çalhanoğlu, përfshirë edhe gruan...