“SPAK do dënojë Berishën”, Curri: Deri në fund të jetës në gjyq, do sëmuren me radhë

“SPAK do dënojë Berishën”, Curri: Deri në fund të jetës në gjyq, do sëmuren me radhë

Sali Berisha duhej të niste dje maratonën e gjykimit në GJKKO për dosjen “Partizani”. Ish-kryeministri nuk u paraqit para trupës gjykuese, pasi pretendon se nuk është lajmëruar. Fletëthirrja e GJKKO është dorëzuar ditën e premte dhe është pranuar nga Malltezi, por ky i fundit dhe pala mbrojtëse e Berishës argumentuan se nuk ishin njoftuar në kohë. Kjo sipas analistit Arjan Curri, është një taktikë e Berishës për të zgjatur sa më shumë gjyqin. Në “Top Story”, Curri u shpreh se ky gjyq do të përfundojë me dënim për Sali Berishën. “Mendoj që ky gjyq do përfundojë me një dënim për Sali Berishën se nuk është hapur kot. Gjkko nuk ka nxjerrë ndonjë të pafajshëm, dënimi penal të heq nga politika përfundimisht, Duke ditur këtë e...