Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Berisha po mban peng PD-në”, Llabani: Janë formuar fraksione dhe blloqe influence kundër tij brenda partisë
Në një emision gazetarja Anduena Llabani hodhi dritë mbi përçarjen e thellë brenda Partisë Demokratike, duke e cilësuar Sali Berishën si figurën kryesore që po përpiqet të ruajë kontrollin mbi partinë, pavarësisht statusit të tij si “non grata” dhe përballjes me drejtësinë. Sipas Llabanit, brenda PD-së janë krijuar disa fraksione: grupet pro-Berishës, fraksionet kundër tij që kërkojnë reformim të brendshëm, si dhe grupet pragmatike që synojnë largimin e tij pa dëmtuar më tej strukturën e partisë. Ajo vuri në dukje se disa nga këto blloqe mbështeten nga lobime ndërkombëtare, përfshirë ato nga SHBA dhe vendet perëndimore. “Atë që njerëzit nuk kanë arritur akoma që të kuptojnë është se kush janë këto grupime, ose kush janë aktorët kryesorë. I pari është Berisha, i cili edhe pse...