U largua nga klubi vetëm disa javë më parë, mbrojtësi 37-vjeçar rikthehet te Manchester United me rolin e ri

U largua nga klubi vetëm disa javë më parë, mbrojtësi 37-vjeçar rikthehet te Manchester United me rolin e ri

Jonny Evans ka vendosur të përfundojë karrierën e tij të shkëlqyer si lojtar dhe tashmë do të marrë një rol kyç në strukturat e Manchester United. Mbrojtësi 37-vjeçar është emëruar Drejtor i Huazimeve dhe Rrugëve të Rritjes, ku do të ndihmojë talentet e rinj të klubit të përparojnë nga akademia drejt skuadrës së parë. Evans, i cili është duke përfunduar Licencën UEFA A, do të punojë ngushtë me drejtorin sportiv Jason Wilcox dhe kreun e akademisë për të siguruar që yjet e së ardhmes të marrin mundësitë më të mira, si në huazim ashtu edhe në Old Trafford. Ky emërim shënon fundin zyrtar të një karriere të suksesshme, gjatë së cilës Evans bëri 241 paraqitje për Manchester United, duke fituar tri tituj të Premier League,...