Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
“SiViaggia”: Shqipëria unike me dete të kristalta
“Deti i qartë kristal dhe bukuri unike: Plazhet më të fshehura të Shqipërisë.” Ky është kryetitulli i portalit italian të udhëtimeve “SiViaggia” që shkruan për destinacionet më të bukura të plazheve të vendit tonë. “Gjithnjë e më shumë vizitorë që e vlerësojnë Shqipërinë si një destinacion për pushimet e tyre të verës: Deti në këtë vend është një xhevahir dhe ka plazhe për të gjitha shijet dhe tipologjitë e turistëve. Përpos kësaj, Shqipëria është lehtësisht e aksesueshme nga vendi ynë dhe mbi te gjitha italishtja është e përhapur kudo,” shkruan portali italian. “Dëshironi të kaloni disa ditë në det dhe plazh ne do t’ju sugjerojmë disa nga destinacionet më të fshehura dhe të bukura duke nisur që nga kanioni i plazhit të Gjipesë. Ky destinacion...