Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Mbytjet në plazhe/ Eksperti Softa ngre alarmin: Neglizhencë dhe paaftësi nga institucionet
Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, teksa foli për ngjarjet e fundit me humbje jete të regjistruara në plazhet shqiptare, u shpreh se institucionet përkatëse duhet të ishin përgatitur që në janar, ashtu siç e përcakton edhe rregullorja. I ftuar në një intervistë përmes një lidhje video në Syri tv në edicionin e mesditës, nën moderimin e Arnold Kariqit, Softa tha se vonesat në dhënien e ndihmës së parë në rastet e mbytjeve në plazhe, tregojnë se hallkat e zinxhirit institucional nuk kanë funksionuar, kjo edhe për shkak të neglizhencës dhe paaftësisë. Sipas Softës, në raste të tilla, organet ligjzbatuese duhet të nisin hetime për faktin se ka çeduar dhënia e ndihmës së parë. Softa ngriti edhe reklamën e shumë për folur nga autoritetet, lidhur me...