Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
I nxehti ‘vrasës i heshtur’, ja si të mbrohemi për të shmangur pasojat nga temperaturat ekstreme
Valët e nxehtësisë janë bërë më të forta ndërsa planeti po ngrohet, duke u kthyer në një kërcënim të madh për shëndetin një “vrasës i heshtur”, siç e quajnë mjekët. Temperatura të larta kanë shkaktuar vdekjen e rreth gjysmë milioni njerëzve çdo vit, një shifër më e madhe sesa viktimat e luftërave apo terrorizmit. Shumica e viktimave të valëve të nxehtësisë janë njerëz me sëmundje kronike si ato të zemrës, mushkërive dhe veshkave, të cilat përkeqësohen në kushte të nxehtësisë ekstreme. Valët e nxehtësisë gjithashtu shkaktojnë efekte të tjera negative, si aksidente, ndotje më të madhe të ajrit, zjarre masive dhe ndërprerje energjie, që shtojnë barrën mbi sistemet shëndetësore. Më të rrezikuarit janë njerëzit që punojnë jashtë në temperatura të larta, të moshuarit, gratë dhe...