Ismajli bëhet “dem”, zbulohen detajet e kontratës, hyn në fuqi nga 1 korriku

Ismajli bëhet “dem”, zbulohen detajet e kontratës, hyn në fuqi nga 1 korriku

Më Itali nuk kanë asnjë dyshim, nga 1 korrik Ardian Ismajli do të jetë një futbollist i Torinos. Nga 30 qershori, Ismajli del në treg si lojtar i lirë, por Torino dhe qendërmbrojtësi kuqezi kanë gjetur prej kohësh akordin total ndërmjet tyre. Sipas mediave italiane, Ismajli do të firmos një kontratë 3 vjeçare nga ku do të përfitojë 1,1 milionë euro në sezon. Për Ismajlin kjo është një kontratë shumë e rëndësishme, në çdo aspekt. Futbollisti shqiptar do të vijojë të luajë në Serie A, për më tepër në nivele të larta, por në të njëjtën kohë do të përfitojë edhe më shumë në aspektin financiar, tek Empoli përfitonte 900 mijë euro në sezon. Në radhët e Torinos i gëzon shumë këtij transferimi pasi Ismajli...