Pjesëtar i një organizate kriminale, arrestohet në aksin Fier–Vlorë 20-vjeçari i kërkuar nga Italia për trafik droge

Pjesëtar i një organizate kriminale, arrestohet në aksin Fier–Vlorë 20-vjeçari i kërkuar nga Italia për trafik droge

Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër operacion për kapjen e shtetasve që i fshihen drejtësisë së huaj, në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar. Në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 51”, në aksin rrugor Fier–Vlorë, u kap dhe u vu në pranga shtetasi O. K., 20 vjeç, banues në Ballsh, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane. Gjykata e L’Aquilas në Itali ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të një organizate kriminale. Për këtë vepër, Kodi Penal italian parashikon një dënim deri në 24 vjet burgim. Njoftimi:  Policia e Shtetit/Operacione policore të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve që i fshihen në...