“Silent Crossing” në Sarandë/ Trafikuan mjete lundruese ilegalisht, në pranga 23 vjeçari, në kërkim 3 të tjerë

“Silent Crossing” në Sarandë/ Trafikuan mjete lundruese ilegalisht, në pranga 23 vjeçari, në kërkim 3 të tjerë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, pas kallëzimit të bërë në Komisariatin e Policisë Sarandë nga një shtetas grek, i cili kallëzoi se më datë 28.06.2025, gjatë natës, në Korfuz (Greqi) i ishin vjedhur dy mjete lundruese (gomone dhe skaf), dhe kishte dyshime se këto mjete ishin trafikuar në territorin shqiptar, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Silent Crossing”, si rezultat i të cilit: U arrestua në flagrancë shtetasi D. D., 23 vjeç, banues në Gjashtë, Sarandë. U shpallën në kërkim shtetasit D. J., 48 vjeç, banues në Sarandë, A. J., 24 vjeç, banues në Sarandë, dhe A. K., 48 vjeç, banues në Tepelenë. Nga veprime hetimore të kryera...