Burimi: 
								Sarandaweb.net
								
							
                                    Foto © Sarandaweb.net                                
                            Lamtumirë Andrea Prifti – shembull humanizmi në spitalin e Sarandës
                            Njoftim i hidhur – Ndërron jetë Andrea Prifti   Me dhimbje të thellë njoftojmë se sot, në moshën 82-vjeçare, u nda nga jeta Andrea Prifti, një figurë e nderuar e komunitetit tonë.   I lindur në fshatin Nivicë të Sarandës, Andrea Prifti i kushtoi afro katër dekada të jetës së tij punës në Spitalin e Sarandës, si ndihmës mjek në pavionin e kirurgjisë. Me përkushtim të palodhur, humanizëm të rrallë dhe shpirt të sakrificës, ai shërbeu jo vetëm qytetarëve të Sarandës, por edhe banorëve të fshatrave e zonave përreth, në çdo orë dhe çdo situatë, për vite me radhë.     Në një kohë të vështirë, me sfida të mëdha dhe mungesa të shumta, Andrea Prifti u bë simbol i ndihmës dhe shpresës për shumë...