Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Flick i ekzaltuar: Po, është e lejuar të ëndërrojmë për tripletën
Barcelona do të luajë në finalen e Kupës së Mbretit, teksa një pjesë e madhe e suksesit i takon Hansi Flick. Gjermani do ta drejtojë ekipin katalanas në finalen e tij të dytë si trajner i Barcelonës. Ai u shfaq shumë i kënaqur pas fitores ndaj Atlético Madridit në “Metropolitano”: “Jam shumë i lumtur. Kishim dy pjesë shumë të ndryshme loje. Në të parën dominuam më shumë, në të dytën u mbrojtëm mirë. Të gjithë mund të jenë krenarë për këtë ekip, ne trajnerët jemi shumë të kënaqur”. Megjithatë, trajneri gjerman nuk dëshiron të marrë asgjë si të sigurt dhe përqendrohet në sfidat e ardhshme: “E dimë që në futboll gjërat mund të ndryshojnë shumë shpejt. Jemi shumë të lumtur për ekipin, kemi bërë një...