Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Inzaghi: Kërkova sakrificë dhe u shpërbleva ndaj Milanit, jam krenar për lojtarët e mi
“Ishte një ndeshje e vështirë, si të gjithë derbet. Mund të kishim kaluar në avantazh në pjesën e parë, pastaj në të dytën ishte një episod në favor të tyre, i cili për çudi na ndihmoi ta përballonim më mirë pjesën e dytë, pasi krijuam shumë kundër një skuadre të fortë, me lojtarë të mëdhenj. Nuk është e lehtë të luash kundër Milanit, kishim vetëm 14 lojtarë në dispozicion, plus disa nga ekipi i të rinjve. Kërkova një sakrificë të madhe nga të gjithë. U zemërova për mënyrën si e pësuam golin, por më pas nuk u shpërbëmë. Maignan ishte i jashtëzakonshëm”. Këto ishin fjalët e para të trajnerit të Interit, Simone Inzaghi, pas barazimit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë kundër...