Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Fshati i shenjtë i Rilindjes Kombëtare
Pas një ore udhëtim përmes një peizazhi të mahnitshëm jugor shqiptar, ku rruga ndjek konturet e natyrës së paprekur, arrijmë në kufirin e Parkut Kombëtar të Bredhit të Hotovës, parku më i madh kombëtar në Shqipëri. Ajri i pastër, rrugicat e vogla nëpër pyll dhe zërat e largët të natyrës krijojnë një ndjesi qetësie dhe përfshirjeje që të fton të ndalesh. Pikërisht këtu nis udhëtimi i fotoreporterit britanik Robert Hackman në dokumentarin e tij për DritareTV, një eksplorim i thellë në gjurmët historike, shpirtërore dhe kulturore të Shqipërisë së Jugut. Në këtë dokumentar televiziv që mbart më shumë se imazhe, por edhe përjetime të sinqerta, Hackman nis rrugën drejt fshatit Frashër, një emër që mban peshën e historisë kombëtare shqiptare. Me fjalë të thjeshta, ai...