No Image Available

Fier – Albpetrol reagon për ndotjen në Gorisht-Kocul: Po rehabilitojmë zonën, nuk ka ndotje të reja

Kompania Albpetrol sh.a ka reaguar pas publikimeve të fundit në media lidhur me ndotjen në zonën e Gorisht-Koculit, duke deklaruar se po ndërmerr masa konkrete për rehabilitimin e zonës, si pjesë e strategjisë për mbrojtjen e mjedisit dhe pastrimin e mbetjeve të trashëguara ndër vite.Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave" Sipas deklaratës zyrtare, vendburimi Gorisht-Kocul është aktiv prej më shumë se 60 vitesh dhe mbetjet e akumuluara janë produkt i një periudhe të gjatë ku nuk zbatoheshin protokollet teknike të menaxhimit të mbetjeve. Kompania thekson se aktualisht në zonë nuk ka asnjë aktivitet ndotës, ndërsa operimet që kryhen janë në përputhje të plotë me standardet bashkëkohore për mbrojtjen e mjedisit. Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI” “Në zonë nuk ka asnjë aktivitet të ri...