Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Blushi denoncon masat represive ndaj Ilir Metës në burg: I ndaluan telefonin dhe takimin me avokatin
Tedi Blushi denoncoi publikisht masa që i cilëson si represive të aplikuara ndaj kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta në IEVP “Jordan Misja”, ku ai ndodhet në paraburgim. Sipas Blushit, Metës i është ndaluar e drejta për të realizuar një konferencë me gazetarë, si dhe kontakti me një nga avokatët e tij, Dylejman Karaj, nga Studio Ligjore “Cakrani”. “Meta nuk e realizoi konferencën me gazetarët në telefonin tim sepse në ‘Jordan Misja’ u aplikua një 'blackout' total për telefonatat”, deklaroi Blushi. Sipas tij, masat janë intensifikuar menjëherë pas një bisede telefonike që Meta ka zhvilluar me gazetaren Beti Njuma. Ai akuzon qeverinë për “frikë nga e vërteta” dhe për “shtypje të lirisë së fjalës”. “Meta po mbahet në izolim ekstrem, pa asnjë fakt apo...