Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Trump dhe Kushner investim në Sazan, Dredha: Rikthen në jetë ishullin, shkojmë drejt turizmit elitar
Vizita e vajzës së presidentit amerikan Ivanka Trump dhe Jared Kushner së fundi në Vlorë, teksa flitet për investime serioze të çiftit në ishullin e Sazanit, për kryebashkiakun Ermal Dredha, është një promovim për rivierën si destinacion turistik. Në studion e Ditarit me Erion Dushin në A2 CNN ai tha se propozimi i çiftit amerikan do ta rikthejë në jetë ishullin e Sazanit, i cili ka qenë një zonë ushtarake që tashmë përdoret shumë pak. Sipas tij ky investim do të përthithë turizmin elitar. “Ivanka Trump dhe Jared Kushner Nuk është hera e parë që vizitojnë shqipërinë kanë qenë edhe më parë një vizitë që na bën mirë, promovon Vlorën si destinacion turistik. Është një propozim që ka ardhur prej një viti. Është në fazë...