E TRISHTË – Ndërron jetë aktorja Margarita Xhepa, një nga yjet e skenës dhe ekranit shqiptar…

E TRISHTË – Ndërron jetë aktorja Margarita Xhepa, një nga yjet e skenës dhe ekranit shqiptar…

Është ndarë nga jeta aktorja e madhe shqiptare, Margarita Xhepa. Ylli i kinematografisë shqiptare ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare. Lajmi është konfirmuar edhe nga i biri, aktori Ndriçim Xhepa, pak orë pasi e ndjera festoi ditëlindjen. Aktorja u lind më 2 prill të vitit 1934, në qytetin e Lushnjës, prej ku ka filluar hapat e parë drejt karrierës së saj. Gjatë karrierës së saj, aktorja e madhe Margarita Xhepa ka krijuar mbi 150 role në teatër dhe 32 role në kinematografi. Veç suksesit me veprat e shumta të dramaturgëve shqiptarë, Margarita Xhepa ka korrur sukses edhe në rolet e dramaturgjisë botërore si, Ofelia tek “Hamleti”, vajza e dytë tek “Mbreti Lir”, dadoja tek “Romeo e Zhuljeta”, mbretëresha Margaret tek “Rikardi III”, etj. Në vitin...