Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Tentoi të përplasë efektivët dhe…/Policia zbardh detaje nga ngjarja: S’ka të lënduar
Policia e Lezhës ka zbardhur detaje nga ngjarja e ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Lezhë–Shkodër. Mësohet se është neutralizuar 26-vjeçari, i cili drejtonte automjetin me leje drejtimi të hequr, si dhe tentoi të largohej me shpejtësi, duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë. Efektivët e Njësisë Operacionale për Sigurinë Rrugore ndërhynë menjëherë, pasi drejtuesi i mjetit, rrezikoi jetën e tyre. Ngjarja është menaxhuar pa pasoja për jetën apo shëndetin e qytetarëve dhe punonjësve të policisë. “Rreth orës 12:00, në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, në vendin e quajtur “Gajush”, shërbimet e Njësisë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe sigurinë e Autostradave, të caktuar me shërbim në Lezhë, i bënë shenjë për ndalim një automjeti që po kryente manovra të rrezikshme për përdoruesit e tjerë të rrugës....