E ka babain në reanimacion që në shkurt, shpë*then djali i Zeman: Do të kujtojmë heshtjen e miqve…

E ka babain në reanimacion që në shkurt, shpë*then djali i Zeman: Do të kujtojmë heshtjen e miqve…

“Në fund nuk do të kujtojmë fjalët e armiqve tanë, por heshtjen e miqve tanë”. Duke cituar një thënie të Martin Luther King, djali i Zdenek Zeman, i cili u godit nga një ishemi cerebrale në shkurt dhe ndodhet i shtruar në terapi intensive, ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram një postim me tone polemike, të shoqëruar nga një foto ku shfaqet së bashku me të atin. Më pas, Karel Zeman ka shpërndarë edhe “story” me një tjetër citim, këtë herë nga Charles Bukowski: “Doja të bërtisja atë që ndjeja, por heshta nga frika se nuk do të kuptohesha”. Zdenek Zeman ndodhet i shtruar në spitalin “Policlinico Gemelli” të Romës që prej 27 shkurtit. Trajneri bohem 77-vjeçar thuhet se tashmë është jashtë rrezikut...