Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ndotje e ujërave në Vlorë, banorët denoncojnë mbetje vajore dhe detergjentë në vijën bregdetare
Prej mëngjesit të së shtunës, një pjesë e vijës bregdetare të Vlorës është ndotur ndjeshëm, duke alarmuar pushuesit dhe banorët vendas. Segmenti i ndotur shtrihet nga zona e njohur si “Rrapi” deri tek vilat buzë detit, ku në sipërfaqen e ujit vërehet një shtresë e bardhë dhe vajore, që sipas dëshmitarëve ngjan me detergjentë ose mbetje vajrash të përdorura. Sipas banorëve, ky është një problem i përsëritur, por këtë herë fenomeni është më i theksuar dhe më shqetësues. Ata dyshojnë se ndotja vjen nga subjekte private, si restorante apo hotele përgjatë bregdetit, por edhe nga mjetet lundruese, të cilat mund të hedhin mbetje në mënyrë të pakontrolluar në ujë. Aktualisht nuk ka ende një reagim zyrtar nga autoritetet vendore apo nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit....