Burimi: 
								Lajme.al
								
							
                                    Foto © Lajme.al                                
                            Ndërtohet nga Kushner dhe vajza e Donald Trump/ Shqipëria aksionere në resortin luksoz në Sazan, kompania regjistrohet në QKR, detajet e superprojektit 1.4 mld €
                            Shqipëria do të jetë aksionere në resortin turistik, që do të ndërtohet në Sazan nga Jared Kushner. Qeveria shqiptare ka krijuar kompaninë shtetërore, e cila do të përfaqësojë shtetin për ortakërinë në këtë resort. Në Qendrën Kombëtare të Biznesit një ditë më parë, është regjistruar shoqëria aksionere Albanian State Develompent & Real Estate. Objekti i kësaj shoqërie do të jetë pjesëmarrja si përfaqësues i shtetit, në partneritete apo investime strategjike lidhur me projektin e investimit “Resorti Turistik- Ishulli i Sazanit” apo çdo projekt tjetër të autorizuar nga Korporata e investimeve. “Kjo shoqëri duhet të sigurojë menaxhimin, zhvillimin dhe administrimin e përgjegjshëm të pasurive të paluajtshme në pronësi, përdorim apo përgjegjësi administrimi të kompanisë, duke maksimizuar vlerën e tyre dhe duke garantuar përdorim optimal; Pjesëmarrja si...