NBA zyrtarizon lëvizjet e para në merkato, ja zgjedhjet e raundit të parë në “draft”

NBA zyrtarizon lëvizjet e para në merkato, ja zgjedhjet e raundit të parë në “draft”

Pas përfundimit të sezonit të rregullt, ku Oklahoma u shpall për herë të parë në histori kampione, në NBA ka nisur periudha e merkatos. Zyrtarisht ajo çelet më 1 korrik, por marrëveshjet e para janë mbyllur. Kështu, veterani Kyrie Irving do të qëndrojë në Dallas. Ai firmosi një kontratë 3-vjeçare me Maveriks, nga e cila do të fitojë 119 milionë dollarë, me opsion për ta shtyrë edhe për një sezon tjetër. Skuadra e Boston ka shkëmbyer Kristaps Porzingis dhe një zgjedhje të dytë nga “draft” me Georges Niang dhe një zgjedhje tjetër të dytë. Në këtë shkëmbim hyn edhe Brooklyn, që siguron Terance Mann dhe një zgjedhje të parë në “draft”. Nga Celtics është larguar edhe Jrue Holiday, që do të transferohet te Portland në...