‘Kemi informuar Strasburgun që nuk ka patur zgjedhje të lira’, Zhupa: Zarfet e fabrikuara për votën e diasporës, rekord

‘Kemi informuar Strasburgun që nuk ka patur zgjedhje të lira’, Zhupa: Zarfet e fabrikuara për votën e diasporës, rekord

Deputetja demokrate Ina Zhupa mbajti fjalën e saj në Kuvend seancën e sotme plenare. Ajo vijoi me akuzat lidhur me zgjedhjet e 11 majit. Duke iu drejtuar ministrit Balla, për manipulimin me zarfet e dërguara diasporës, Zhupa shtoi se PS mori listat e ambasadeve shqiptare në botë për të dërguar mesazhe të personalizuara. Më tej, Zhupa u shpreh se PD ka informua të gjithë në Strasburg, teksa është marrë vesh kudo që nuk ka patur zgjedhje të lira dhe të ndershme. Zhupa: Pika themelore janë informacione dhe siguri. Kur diskuton këtu zoti Taulant Zarfi. Sa zarfe ke plotësuar ti nuk ka plotësuar asnjë punonjës poste. Sa ke fabrikuar ju nuk ka rekord në Shqipëri dhe botë. Të flisni ju për informacione dhe siguri është të vësh...