Alibeaj: Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës! Rinumërimi një justifikim banal i Saliut

Alibeaj: Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës! Rinumërimi një justifikim banal i Saliut

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq më tepër me një diferencë të theksuar prej 300 mijë votash mes PS-së dhe PD-së. Ajo që vihet re deri tani është se gabimet janë njerëzore dhe përtej kësaj kjo kërkesë të jep shëmbëlltyrën e një alibie të krijuar nga PD për humbjen e thellë në zgjedhjet e 11 majit. Duket po aq e ngjashme me atë që tha ditën e sotme në Report Tv, deputeti Enkelejd Alibeaj që ishte dhe kandidat i koalicionit ‘Djathtas për Zhvillim’, ku theksoi se rinumërimi ishte thjesht një arsye që Berisha të justifikojë humbjen duke përsëritur shprehjen ‘shtyje ta shtyjmë’. Madje duhet theksuar se shanset që Partia Demokratike të...