Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            Ndërtesa, biznese dhe automjete/ Sekuestrohen pasuritë e 45-vjeçarit në Gjirokastër, dyshohet se i përfitoi nga trafiku i drogës
                            Vihet sekuestro mbi pasuri (ndërtesa, biznese dhe automjete) të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale e shtetasit Katan Bahoja alias Sokrat Baho, 45 vjeç, banues në fshatin Valare, Gjirokastër, në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike. Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në Ministrinë e Brendshme, në kuadër të një procedimi pasuror të kryer në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, ka vënë sekuestro mbi pasuri të shtetasit Katan Bahoja alias Sokrat Baho, dhe të familjarëve të tij, i dyshuar për pjesëmarrje në një grup me veprimtari të trafikimit të lëndëve narkotike. Konkretisht janë sekuestruar: -Lokal bar-kafe dhe hotel katërkatësh, në lagjen...