Presidenti Begaj në Itali: Jo vetëm ndërlidhje me komunat arbëreshe, por edhe forcim i bashkëpunimit ekonomik dhe politik

Presidenti Begaj në Itali: Jo vetëm ndërlidhje me komunat arbëreshe, por edhe forcim i bashkëpunimit ekonomik dhe politik

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në rajonin e Kalabrisë, ku u prit nga autoritetet më të larta vendore. Vizita u zhvillua në kuadër të angazhimeve të ndërmarra për forcimin e lidhjeve me komunat arbëreshe, si dhe për nderimin e figurës së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, përmes vendosjes së bustit të tij në sheshet e disa prej këtyre komunave. Gjatë qëndrimit në Kalabri, Presidenti Begaj nënvizoi rëndësinë e këtyre takimeve jo vetëm në funksion të ruajtjes së identitetit dhe trashëgimisë kulturore arbëreshe, por edhe në funksion të zgjerimit të bashkëpunimit me rajonet italiane dhe të zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike ndërmjet dy vendeve. Kreu i Shtetit i ftoi autoritetet dhe investitorët italianë që të shohin Shqipërinë si një mundësi...