132 ditë protestë, Meçan Zotaj: Zhduku 15 bashki që t’ua bëjë të pamundur jetën qytetarëve
Aktivisti Meçan Zotaj ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama gjatë protestës së 132, duke e cilësuar atë si antishqiptar. Zotaj kritikoi vendimin për shuarjen e 15 bashkive, për të cilin pretendoi se ka vështirësuar jetën e qytetarëve. Duke iu referuar protestës që vijon prej 132 ditësh, aktivisti deklaroi se pavarësisht përpjekjeve që ai u atribuoi kryeministrit dhe deputetëve për ta dobësuar atë, qytetarët vijojnë të qëndrojnë në protestë për të shprehur kundërshtimin e tyre. Zotaj u ndal edhe te çështja e pronës dhe e interesit kombëtar, duke akuzuar ata që i konsideron përgjegjës për tjetërsimin e trojeve shqiptare. Ai u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen dhe të reagojnë për mbrojtjen e vendit. ”Edi Rama është një antishqiptar. Ky shuajti 15 bashki që...
Burimi:
kohajone.com