Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ardhja e të dëbuarve nga SHBA, ja si do t’i përzgjedhë Kosova
Qeveria në detyrë e Kosovës ka bërë të ditur se përzgjedhja e 50 individëve që do të strehohen në Kosovë pas dëbimit nga Shtetet e Bashkuara do të bëhet në bashkëpunim me autoritetet amerikane, duke pasur parasysh sigurinë kombëtare dhe rendin publik. Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, qeveria kosovare në detyrë ka theksuar se rastet e të ardhurve në Kosovë do të shqyrtohen ndaras nga Ministria e Punëve të Brendshme, ndërsa mbrojtja e përkohshme e tyre do të zgjasë deri në një vit. Gjithashtu, qeveria në detyrë ka njoftuar se gjatë kësaj kohe, do të vlerësohen kushtet në vendin prej nga vijnë këta persona dhe do të ndërmerren edhe masa për kthimin vullnetar në vendet e tyre të origjinës, në pajtim me...