Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Vuçiç kundër SHBA: Shkeli ligjin ndërkombëtar duke sulmuar Iranin! Ambasadori iranian e falenderon
I ngarkuari me punë në Ambasadën iraniane në Serbi, Mohammad Mahdi Abadi, e ka falënderuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç për qëndrimin e tij se Shtetet e Bashkuara e kanë shkelur ligjin ndërkombëtar duke sulmuar Iranin, raporton agjencia e lajmeve Beta. Vuçiç ka thënë një ditë më parë se Serbia dëshiron marrëdhënie të ngushta dhe partneritet strategjik me Shtetet e Bashkuara, por që nuk ka “asnjë dyshim” se SHBA-ja e ka shkelur ligjin ndërkombëtar me sulmin në Iran. Duke folur për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit, Vuçiç ka thënë se Serbia dëshiron paqe në Lindje të Mesme dhe Lindje të Afërt. “Ne i konsiderojmë Izraelin dhe Iranin shtete mike”, ka shtuar ai. Vuçiç ka thënë, gjithashtu, se është në kontakt me presidentët e të dyja...