Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Aksident në aksin Fier–Cakran, tre persona mbetën të plagosur
Një aksident rrugor ka ndodhur pak më parë në aksin Fier–Cakran, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes, tre pasagjere kanë mbetur të plagosura dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Njoftimi i policisë: Rreth orës 20:30, në vendin e quajtur “Kthesa e Cakranit” automjeti me drejtues shtetasin M. Sh., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. Sh. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë tre pasagjeret, shtetaset K. C., 25 vjeçe, L. C., 52 vjeçe dhe I. C., 30 vjeçe, të cilat kanë shkuar në...