131 ditë revoltë! Paradite para Kuvendit dhe pasdite para Kryeministrisë, shqiptarët nuk heqin dorë: Rama largohu

131 ditë revoltë! Paradite para Kuvendit dhe pasdite para Kryeministrisë, shqiptarët nuk heqin dorë: Rama largohu

Protesta e përditshme kundër qeverisë vijon edhe sot në Tiranë, duke shënuar ditën e 131-të të revoltës qytetare. Pas më shumë se katër muajsh tubime të njëpasnjëshme, protestuesit pritet të mblidhen sërish në sheshin “Skënderbej” dhe më pas të marshojnë drejt Kryeministrisë. Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe largimi i qeverisë. Gjatë ditëve të fundit, në protestë janë përsëritur edhe kërkesat për ngritjen e një qeverie teknike tranzitore dhe ndryshime në sistemin politik e zgjedhor. Tubimet e fundit kanë sjellë në vëmendje edhe përfshirjen e të rinjve dhe studentëve. Në protestën e ditëve të fundit është bërë thirrje për një mobilizim më të madh të studentëve më 13 tetor, ndërsa protestuesit kanë theksuar se lëvizja nuk lidhet me një parti...