Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
VIDEO / Ankorohet në Durrës “Andromeda”, jahti luksoz i manjatit të teknologjisë Yuri Milner
Mëngjesin e sotëm, në kalatën nr. 5 të Portit të Durrësit është ankoruar super jahti “Andromeda”, një mjet lundrues prej 107 metrash në pronësi të miliarderit ruso-izraelit Yuri Borisovich (Bentsionovich) Milner. Fillimisht i menduar të emërtohej Uliksi, jahti u konceptua si një prej mjeteve më të sofistikuara për udhëtime të gjata dhe luksoze në det të hapur. Megjithatë, pronari i tij i parë ndërtoi më pas një tjetër jaht të ngjashëm, të cilit i vendosi emrin e heroit homerik, duke ndryshuar destinacionin e emërtimit fillestar për këtë mjet në Andromeda. Jahti do të furnizohet në port me rreth 250.000 litra karburant, përpara se të vazhdojë udhëtimin drejt Dubrovnikut, Kroaci. Përpara ndalesës në Durrës, Andromeda është ankoruar në brigjet e Sardenjës, Itali. Me një vlerë që...