“Vota vdiq pa hyrë në kuti!”, Berisha: Rinumërimi, kërkesë e kandidatëve, jo e partisë

“Vota vdiq pa hyrë në kuti!”, Berisha: Rinumërimi, kërkesë e kandidatëve, jo e partisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat ka sqaruar se rinumërimi i votave pas zgjedhjeve të 11 majit, nuk është një kërkesë zyrtare e partisë, por vjen nga kandidatët e saj. Ai theksoi se PD nuk mund t’ua mohojë të drejtën kandidatëve për të kërkuar rinumërim nëse kanë dyshime mbi korrektësinë e procesit. “Dhe njëherë, e kam theksuar dhe e theksoj, rinumërimi i votave nuk është një kërkesë e PD-së. Rinumërimi i votave është kërkesë e kandidatëve të saj, të cilëve ne kurrë, në asnjë rrethanë, në asnjë rast nuk mund t’u mohojmë një të drejtë të tillë. Ndaj dhe të nderuar zotërinj, që flisni për numërimin, përpiquni të jeni të saktë në ato që thoni. Rinumërimi ka të bëjë me...