Trump shpalli armëpushim në Lindjen e Mesme, bie çmimi i naftës, aksionet rriten

Trump shpalli armëpushim në Lindjen e Mesme, bie çmimi i naftës, aksionet rriten

Të martën, bursat u rritën ndjeshëm pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se një “armëpushim i plotë dhe total” midis Iranit dhe Izraelit do të hynte në fuqi së shpejti. Ministri i Jashtëm i Iranit e mohoi arritjen e një marrëveshjeje zyrtare, por theksoi se Teherani nuk do të vijonte sulmet për sa kohë që Izraeli ndalon agresionin e tij. Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, Izraeli ende nuk kishte dhënë një reagim zyrtar. Armëpushimi, që Trump e cilësoi si përfundimin e “luftës 12-ditore”, u arrit pas një serie ngjarjesh të tensionuara. Irani sulmoi një bazë amerikane në Katar të hënën, si hakmarrje ndaj bombardimeve të Shteteve të Bashkuara mbi lokacionet bërthamore iraniane gjatë fundjavës. Lajmi për armëpushimin pati menjëherë ndikim në...