1300 pedagogë thërrasin në një zë: Rama të dorëhiqet! Protestuesit nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit

1300 pedagogë thërrasin në një zë: Rama të dorëhiqet! Protestuesit nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit

1300 pedagogë të mbledhur para Universitetit Politeknik i kërkuar dorëheqjen kryeministrit Edi Rama. Ata u shprehën se nuk protestuesit nuk kanë çfarë të dialogojnë me kryeministrin Edi Rama. Akademikët dhe profesorët marshuan në këmbë drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për t’u mbledhur para Kryeministrisë ku oshëtinin thirrjet për largimin e Ramës dhe të qeverisë së tij. Pasi qëndruan për disa orë para Kryeministrisë, ata kanë nisur marshimin me një banderolë të madhe; stop dhunës ndaj studentëve, ndërsa raportohet se do të stacionohen te Ministria e Arsimit. “Hiqni kapelet”, “arresto Ballukun”, janë këto thirrjet që jehojnë në Bulevardin para Kryeministrisë. Protestuesit kanë bërë thirrje edhe drejtuar efektivë të policisë që të bashkohen me studentët, për largimin e Ramës. Këtë të martë, pedagogët kanë dalë në mbështetje...