Burimi:
Top-Channel.tv

13-vjeçari largohet nga banesa në Elbasan, prindërit në alarm
👁3639
Largohet nga banesa 13 vjeçari, prindërit kërkojnë ndihmë për gjetjen e tij. Një 54 vjeçar, banues në lagjen “5 Maji” në Elbasan ka denoncuar në polici largimin nga banesa të djalit të tij 13 vjeç. Fëmija, pjesë e pakicës rome është larguar prej 3 ditësh. Sipas informacioneve, ai lypte në rrugë dhe mendohet se është larguar në ndonjë qytet tjetër për të lypur. Policia po punon për gjetjen e adoleshentit. Top Channel