13 aksidente çdo ditë, 4 milionë mjete qarkullojnë në vend

13 aksidente çdo ditë, 4 milionë mjete qarkullojnë në vend

13 aksidente regjistrohen çdo ditë në rrugë, kjo për shkak të shpejtësisë dhe mos respektimit të rregullave të qarkullimit. Gati 500 u regjistruan gjatë muajit korrik dhe po aq në qershor ndërkohë që ngarkesa më e madhe nëpër rrugë pritet të jetë gjatë muajit gusht për shkak të emigrantëve që vijnë për të pushuar, por edhe turistëve të huaj. Drejtori i qendrës Kombëtare të Urgjencës, Skënder Brataj thekson se numri i të aksidentuarve dhe të dëmtuarëve është më lartë. ”Ka ndryshuar edhe natyra e aksidenteve pasi përplasen disa makina zinxhir dhe janë të tejmbushura me pasagjerë çka e rrit numrin e të dëmtuarve dhe po kështu kanë nevojë për transport për të marrë ekzaminimet e duhura”, shprehet Brataj. Për shkak të turizmit në rritje gjatë...