“Nuk ta fal gjakun e djalit, do ta vras”, nëna e Santiago Malkos përplaset me Leonard Dukën. Kreu i “Klanit Duka” mohon të ketë përdorur “Sky ECC”

“Nuk ta fal gjakun e djalit, do ta vras”, nëna e Santiago Malkos përplaset me Leonard Dukën. Kreu i “Klanit Duka” mohon të ketë përdorur “Sky ECC”

Është mbajtur sot në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar seanca gjyqësore për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2019 në zonën e Xhamllikut në Tiranë. Të pandehur në këtë proces janë Leonard Duka, kreu i “Klanit Duka”, Erlis Duka, Fatmir Hyseni, Aleksandër Maxhaku dhe Oltian Loga. Në këtë seancë pritej të dëshmonte babai i Leonard Dukës, i cili nuk u paraqit për shkak të gjendjes shëndetësore. Për Muhamet Dukën, avokatja ka paraqitur raport mjekësor. Ndërkohë Leonard Duka i është përgjigjur pyetjeve të avokates. Ai ka mohuar që të ketë pasur llogari në aplikacionin “Sky ECC” dhe gjithashtu ka mohuar të ketë folur me persona që kanë pasur llogari në aplikacion. Pjesë nga dëshmia Avokatja pyet...