Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            “S’ta fal gjakun e djalit kurrë”, nëna e Santiago Malkos përplaset me Leonard Dukën, nxirret jashtë seancës gjyqësore
                            Sot ka nisur procesi gjyqësor ndaj Leonard Dukës dhe të pandehurve të tjerë të cilët akuzohen për vrasjen e Santiago Malkos. Ata janë Erlis Duka, Fatmir Hyseni, Aleksandër Maxhaku dhe Oltian Loga. Babai i Leonard Dukës nuk është paraqitur për të dëshmuar për shkak të gjendjes shëndetësore, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha. Përsëritet fletëthirrja për babanë e Leonard Dukës, Muhamet Duka që të dëshmojë. Leonard Duka ka nisur dëshminë dhe u është përgjigjur pyetjeve të avokates. Avokatja pyet Dukën: A keni patur Sky Ecc? Duka: Jo. Kur pyetet për kodin, Duka thotë: S’e kam idenë. Avokati: Keni patur kontakte me persona që kanë patur Sky? Duka: Jo s’kam patur asnjë kontakt. Kur pyetet lidhur me një foto të gjetur në Sky, Duka thotë:...