Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
VIDEO / Aksident dhe sherr, Policia publikon pamjet, çfarë ndodhi në Vlorë
Policia ka publikuar pamjet e aksidentit që degjeneroi edhe në dhunë, ditën e sotme në Vlorë, duke dhënë edhe sqarime për ngjarjen. Bëhet me dije se është arrestuar 25-vjeçari, i cili në një video te publikuar më herët u pa duke përplasur me vetëdije të plotë, me forcë mjetin e tij tip “Mercedes Benz”, me një makinë, me të cilën ishte aksidentuar më herët. “Menjëherë pas konstatimit nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të cilët ndodheshin jashtë shërbimit, si dhe nga strukturat e tjera të DVP Vlorë që ishin në shërbim, se dy drejtues mjetesh, në vendin e quajtur “Rrethi i Skelës”, ishin përfshirë në një konflikt, ku njëri prej tyre, shtetasi E. H., 25 vjeç, po godiste në mënyrë të përsëritur me automjetin...